Zyrtare: Trajneri kosovar i volejbollit nënshkruan me ekipin nga Hungaria
Trajneri i njohur kosovar, Edon Ibrahimi do ta vazhdoj karrierën e tij në Hungari. Ai është emëruar trajner i skaudrës Piranhas në volejboll, shkruan Lajmi.net Ibrahimi në sezonin e kaluar ishte trajner te ekipi i Veszpremit në Hungari dhe duket se i ka pëlqyer ambienti atje, prandaj ka nënshkruar me një tjetër ekipt nga Hungaria.…
Sport
Trajneri i njohur kosovar, Edon Ibrahimi do ta vazhdoj karrierën e tij në Hungari.
Ai është emëruar trajner i skaudrës Piranhas në volejboll, shkruan Lajmi.net
Ibrahimi në sezonin e kaluar ishte trajner te ekipi i Veszpremit në Hungari dhe duket se i ka pëlqyer ambienti atje, prandaj ka nënshkruar me një tjetër ekipt nga Hungaria.
“Ne kemi referneca të mira për të, ai është me përvojë dhe në të njëjtën kohë edhe i ri”, shkruhet në njoftimin e klubit hungarez.
Kujtojmë që Edon Ibrahimi ishte edhe trajner te skuadra kosovare, Ferizaji./Lajmi.net/