ZYRTARE: Shtyhet ndeshja Juventus – Lyon

Liga e Kampionëve është futur në një kaos.

Sport

12/03/2020 17:22

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve kanë filluar të shtyhen për data të pacaktuara, si pasojë e koronavirusit.

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar se ndeshja mes Juventus dhe Lyon është shtyrë, transmeton lajmi.net.

Data se kur do të luhet ndeshja nuk është publikuar akoma, pasi mund të shtyhen edhe ndeshje të tjera të garave evropiane.

Më herët është mësuar se edhe ndeshja mes Manchester City dhe Real Madird është suspenduar.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë datat për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve. /Lajmi.net/