Zyrtare: Selimi kthehet te Llapi

Skuadra e Llapit ka bërë edhe një lëvizje para fillimit të sezonit.

Sport

18/07/2022 19:11

Pasi u eliminuan nga garat evropiane, Llapi ka bërë edhe një tjetër lëvizje për t’u përgatitur më mirë për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatina ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Trimor Selimin, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi 21 vjeçar ka qenë edhe më parë pjesë e Llapit, por kaloi një kohë me Ulpianën.

Trimor Selimi sezonin e kaluar shënoi 4 gola në 24 paraqitje me Ulpianën. /Lajmi.net/