Zyrtare: Sebastian Haller i bashkohet Dortmundit

Sebastian Haller është lojtari më i ri i Borussia Dortmundit.

Sport

06/07/2022 17:28

Lajmin e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e cila do ta mbajë te “Milionerët” deri në vitin 2026, transmeton lajmi.net.

Kjo është blerja e shtatë e kryer nga “verdhezinjtë”.

Haller erdhi te Dortmundi për shumën e 31 milionë eurove. /Lajmi.net/