ZYRTARE: Schalke ndërpren bashkëpunimin me Gazprom

Schalke 04 ka ndërprerë bashkëpunimin me sponsorin gjigantin rus, Gazprom.

Sport

28/02/2022 12:08

Rusia vazhdon të pushtojë Ukrainën dhe kjo ka pasur ndikim të madh edhe në sport, transmeton lajmi.net.

Përpos Kombëtareve të mëdha që nuk pranojnë të luajnë ndaj Rusisë, tashmë edhe ekipet e futbollit janë duke larguar sponsorët rus.

Është Schalke 04 që zyrtarisht ka përfunduar bashkëpunimin me Gazprom.

“Bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës i FC Schalke 04 kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund partneritetit të klubit me Gazprom para kohe”, shkroi klubi gjerman./Lajmi.net/