Zyrtare: Sarri largohet nga Chelsea

Edhe zyrtarisht Maurizio Sarri ka ndarë rrugët me skuadrën londineze, Chelsea.

Sport

16/06/2019 14:58

Trajneri italian është lidhur tash e disa kohë me një kalim të mundshëm tek  skuadra e Juventus, por pa mbyllur ndonjë marrëveshje finale.

Duket se sot ai ka marrë hapin më të rëndësishëm drejt këtij procesi, duke ndarë rrugët me skuadrën ‘Blu’ të Londrës.

Këtë e ka konfirmuar fillimisht edhe faqja zyrtare e Chelsea, e cila ka falënderuar trajnerin për bashkëpunimin, transmeton lajmi.net.

Sarri tashmë pritet vetëm të mbyllë marrëveshjen me skuadrën kampione të Serie A, për të vazhduar aventurën e tij të re.

Në anën tjetër, tek Chelsea po përmendet emri i Frank Lampard si potencial për të zëvendësuar teknikun italian. /Lajmi.net/