Aksidentohet autobusi, vdesin 20 nxënës e një i rritur në Ugandë

Njëzet nxënës kanë vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua gjatë kthimit nga një shëtitje edukuese në natyrë në pjesën lindore të Ugandës, thanë autoritetet e shtetit afrikan. Uganda i pezulloi shëtitjet e shkollave të premten pas aksidentit, në të cilin mbeti i vdekur edhe një i rritur të enjten në mbrëmje,…

Bota

17/07/2026 23:56

Njëzet nxënës kanë vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua gjatë kthimit nga një shëtitje edukuese në natyrë në pjesën lindore të Ugandës, thanë autoritetet e shtetit afrikan.

Uganda i pezulloi shëtitjet e shkollave të premten pas aksidentit, në të cilin mbeti i vdekur edhe një i rritur të enjten në mbrëmje, raporton televizioni “Al Jazeera”.

Tre të rritur të tjerë dhe më shumë se dhjetë nxënës pësuan lëndime, thanë zyrtarët.

Autobusi i shkollësh “Mbreti David” po kthehej në kryeqytetin Kampala pas një udhëtimi në Ujëvarat Sipi, kur ndodhi aksidenti, tha policia e Ugandës në rrjetin X.

Sipas hetimeve preliminare, shoferi e humbi kontrollin mbi autobusin dhe mjeti doli nga rruga e u rrokullis, pasi kishte goditur një gur të madh, tha më tej policia.

Ministri i Qeverisjes Lokale, Balaam Barugahara Ateenyi, tha në rrjetin X se mbi 28 fëmijë po trajtoheshin në spitale dhe nëntë nga ta ishin në gjendje kritike.

Zyrtarët nuk i kanë publikuar ende emrat dhe moshën e fëmijëve që e kanë humbur jetën. I rrituri që vdiqë besohet se ishte themeluesi dhe drejtori i shkollës.