Zyrtare: Ronaldinho në Queretaro
Ronaldinho ka gjetur klubin e ri. Ylli brazilian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën nga Liga MX e Meksikës, Queretaro.

Sport
Ronaldinho ka një shtëpi të re, në Meksikë.
Ylli brazilian ka nënshkruar kontratë me Queretaro në Liga MX, duke e gjetur klubin e shtatë në pesë shtete të ndryshme.
Fituesi i Topit të Artë 2005 ishte futbollist i lirë pas largimit nga Atletico Mineiro. Ai u spekulua me një numër të madh klubesh në kontinente të ndryshme përfshirë një ofertë ambicioze nga një skuadër e ligës së gjashtë në Angli.
Mirëpo, Ronaldinho ka vendosur të provojë një ligë të re, atë të Meksikës ku ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin e Queretaro.