Zyrtare: Ronaldinho largohet nga Queretaro
Ronaldinho është larguar nga Queretaro, pas vetëm një sezoni në klubin meksikan.
Sport
Pas vetëm një sezoni, Ronaldinho është larguar nga klubi meksikan Queretaro.
I transferuar në shtatorin e vitit 2014, ylli brazilian realizoi tetë gola në 25 paraqitje me fanellën e Queretaros.
Por, klubi meksikan ka publikuar një komunikatë duke njoftuar për arritjen e marrëveshjes për shkëputjen e parakohshme të kontratës së tij dyvjeçare, duke e falënderuar për kontributin.
Ronaldinho tani mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i kërkuar në Major League Soccer.