Zyrtare: Roma emëron Ranierin si trajnerin e ri

Një ditë pas shkarkimit të Eusebio Di Francescos nga posti i trajnerit, skuadra e Romës ka emëruar trajnerin e ri.

Sport

08/03/2019 16:46

Claudio Ranieri do të jetë trajneri i ri i ‘giallorossëve’, për pjesën e mbetur të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Ranieri më parë kishte nën udhëheqje skuadrën e Fulham, por pasi nuk arriti rezultate të mira, ai u shkarkua.

Ranieri ishte edhe më parë nën drejtimin e Romës dhe aty pati një periudhë tejet të mirë, ku ishte afër dy trofeve.

Ai pati 90 ndeshje, prej të cilave shënoi 50 fitore, pësoi 23  humbje dhe luajti 17 herë baras.

Mbetet të shihet nëse italiani do ta rikthej në formë skuadrën e kryeqytetit të Italisë. /Lajmi.net/