Malisheva pëson gol në fund të pjesës së parë ndaj Vikingur
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malishevës dhe skuadrës islandeze Vikingur, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League. Pas 45 minutave të para, rezultati është 0:1 në favor të mysafirëve nga Islanda, transmeton lajmi.net. Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 46-të, në aksionin e fundit…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malishevës dhe skuadrës islandeze Vikingur, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League.
Pas 45 minutave të para, rezultati është 0:1 në favor të mysafirëve nga Islanda, transmeton lajmi.net.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 46-të, në aksionin e fundit të pjesës së parë, pas një goditjeje nga ndërprerja. Megjithëse Vikingur pati një dominim të lehtë gjatë lojës, Malisheva tregoi guxim dhe arriti të krijojë disa raste serioze për shënim, të cilat fatkeqësisht nuk u konkretizuan.
Pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për skuadrën kosovare që synon të rikthehet në lojë dhe të kërkojë një rezultat pozitiv./lajmi.net/