Zyrtare: Rikuperohet Chiesa, kthehet në skuadrën e Juventus

Federico Chiesa më në fund është kthyer nga lëndimi i tij. Një prej lojtarëve më premtues në futbollin italian aktualisht, Chiesa do të jetë në shërbimet e Massimiliano Allegri duke filluar nga sonte. Në listën e publikuar nga Allegri me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen ndaj PSG, figuron edhe emri i Chiesa, përcjell lajmi.net. ⚪⚫…

Sport

02/11/2022 14:56

Federico Chiesa më në fund është kthyer nga lëndimi i tij.

Një prej lojtarëve më premtues në futbollin italian aktualisht, Chiesa do të jetë në shërbimet e Massimiliano Allegri duke filluar nga sonte.

Në listën e publikuar nga Allegri me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen ndaj PSG, figuron edhe emri i Chiesa, përcjell lajmi.net.

Kjo është hera e parë që sulmuesi përfshihet në skuadër, që nga data 9 janar.

Chiesa vuajti nga një lëndim i gjatë dhe gjasat janë minimale që ai të startojë sonte.

Mbetet të shihet nëse Allegri do t’i jap ndonjë minutë atij, në një ndeshje ku Juve s’mund të arrijë kualifikimin, por lufton për Europa League. /Lajmi.net/