Zyrtare: Real Madrid transferon Trent Alexander-Arnold

Real Madridi e ka zyrtarizuar transferimin e  Trent Alexander-Arnold nga Liverpool. Anglezi i është bashkuar gjigantit spanjoll pasi përfundoi kontratën me Liverpoolin, ndërsa ka nënshkruar marrëveshjen 6-vjeçare, që do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri në qershor të vitit 2031. Edhe pse madrilenët kishin arritur një akord me lojtarin si agjent i lirë, ata u…

Sport

30/05/2025 12:38

Real Madridi e ka zyrtarizuar transferimin e  Trent Alexander-Arnold nga Liverpool.

Anglezi i është bashkuar gjigantit spanjoll pasi përfundoi kontratën me Liverpoolin, ndërsa ka nënshkruar marrëveshjen 6-vjeçare, që do ta mbajë në Santiago Bernabeu deri në qershor të vitit 2031.

Edhe pse madrilenët kishin arritur një akord me lojtarin si agjent i lirë, ata u detyruan të hyjnë në negociata me Liverpoolin për të siguruar lejen që Alexander-Arnold të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara dhe të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.