Zyrtare: Rami Hadar prezantohet si trajneri më i ri i Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur tashmë trajnerin më të ri të kombëtares. Rami Hadar, trajneri i Pejës do te udhëheqë edhe ‘Dardanët’ në rrugëtimin e tyre në parakualifikimet e Eurobasket. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë federata me anë të një konference për shtyp të mbajtur sot, përcjellë lajmi.net. Ai…

Sport

22/05/2023 14:29

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur tashmë trajnerin më të ri të kombëtares.

Rami Hadar, trajneri i Pejës do te udhëheqë edhe ‘Dardanët’ në rrugëtimin e tyre në parakualifikimet e Eurobasket.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë federata me anë të një konference për shtyp të mbajtur sot, përcjellë lajmi.net.

Ai do ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës në basketboll për tri vitet e ardhshme.

Hadar do jetë me ‘Dardanët’ në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.

Kujtojmë që ky trajner udhëhoqi Pejën drejt titullit kampion në Superligën e Kosovës për sezonin 2022-23./Lajmi.net/