Zyrtare: Rafinha largohet nga PSG

Paris Saint-Germain ka njoftuar për shkëputjen e bashkëpunimit me Rafinha. Ish-lojtari i Barcelonës, Rafinha Alcantara do të largohet nga Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net. Skuadra e PSG ka njoftuar se mesfushori brazilian ka arritur marrëveshje me klubin nga Katari, Al Arabi. Parisienët i kanë uruar lojtarit të gjitha të mirat në të ardhmen e tij. Rafinha…

Sport

04/09/2022 13:38

Paris Saint-Germain ka njoftuar për shkëputjen e bashkëpunimit me Rafinha.

Ish-lojtari i Barcelonës, Rafinha Alcantara do të largohet nga Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net.

Skuadra e PSG ka njoftuar se mesfushori brazilian ka arritur marrëveshje me klubin nga Katari, Al Arabi.

Parisienët i kanë uruar lojtarit të gjitha të mirat në të ardhmen e tij.

Rafinha nuk arriti të gjente hapësirat e tij të nevojshme te PSG, as kur Galtier erdhi në krye të stolit. /Lajmi.net/