Të Infektuar: 3703

Të Shëruar: 1946

Të Vdekur: 79

ZYRTARE: Qeveria e Britanisë jep dritën e gjelbër, Premierliga mund të rifillojë më 17 qershor

17:18 | 30 Maj 2020

Qeveria e Britanisë së Madhe ka dhënë dritën e gjelbër për rifillimin e sezonit.

Futbolli dhe të gjitha sportet kanë marrë dritën e gjelbër që të rikthehen në aktivitet, gjithmonë duke pasur parasysh se një gjë e tillë bëhet me dyert e mbyllura.

Sot, qeveria britanike ka njoftuar për ndryshim masash në raport me sportin, duke bërë të mundur që Premierliga të rifillojë nga 17 qershori, për 92 ndeshjet e mbetura.

“Pritja mbaroi. Sporti britanik do të kthehet, në siguri, dhe me kujdes të madh”, ka thënë Dowden, transmeton lajmi.net.

Futbolli në Premierligë është i suspenduar qysh nga 13 marsi. /Lajmi.net/