ZYRTARE: Prishtina ‘spastron të vjetrit’, përshëndetet edhe me Vangjelin

FC Prishtina dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli e kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim.

Sport

03/12/2021 21:24

Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit me ç’rast firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, regjistroi 10 ndeshje në të gjitha garat me Prishtinën duke asistuar një herë.

Largimi i Vangjelit vije vetëm pak minuta pasi klubi kryeqytetas konfirmoi largimin edhe të sulmuesit Besart Berisha.

36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit teksa me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë duke mos e gjetur ritmin e kampionatit me lëndime të shumta që e përcollën sulmuesin. /Lajmi.net/