ZYRTARE: Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Fritz Keller jep dorëheqje
Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Fritz Keller ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Fritz Keller ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave gjermane, arsyeja e dorëheqjes është kritika dhe pakënaqësia e Keller me organizimin e Federatës, ku sipas tij duhet të ketë një ndryshim të menjëhershëm, duke nisur nga ai.
Sipas raportimeve, Keller ka pushuar edhe disa zyrtarë të Federatës para se të dorëhiqej vet.
“Siç është njoftuar, unë po e vë zyrën time si president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë në dispozicion për një fillim të ri dhe reformë të thellë dhe të nevojshme në interes të Federatës Gjermane të Futbollit “, deklaroi Keller./Lajmi.net/
“Wie angekündigt, stelle ich mein Amt als Präsident für einen tiefgreifenden und notwendigen Neuanfang im Sinne des Deutschen Fußball-Bundes zur Verfügung”
Fritz #Keller ist vom Amt des #DFB-Präsidenten zurückgetreten.
Seine persönliche Erklärung:
➡️ https://t.co/7Uvr5PHzHn pic.twitter.com/gJznxszuzD— DFB (Verband) (@DFB) May 17, 2021