ZYRTARE: Pirlo trajner i Juventus

Juventus kanë zyrtarizuar Pirlon si trajner të ri.

Sport

08/08/2020 20:07

Andrea Pirlo është njeriu që do të zëvendësojë Maurizio Sarrin në krye të stolit të Juventus.  

Pirlo ka nënshkruar kontratë të vlefshme me Juventus deri në fundin e sezonit 2021/22.

Vetëm 10 ditë më parë, Pirlo ishte emëruar në krye të skuadrës U23 të Juventus.

Thuhet se pas shkarkimit të Maurizio Sarri, presidenti Agnelli dëshironte që Pirlo të merrte drejtimin e skuadrës. /Lajmi.net/