ZYRTARE: Përforcimi i ri i Interit mbërrin në Milano

Victor Moses sot do të finalizojë transferimin në Inter.

Sport

21/01/2020 08:12

Inter sot do të kompletojë një tjetër përforcim të ri.

Victor Moses ka mbërritur në Milano për të finalizuar transferimin te skuadra nga Giuseppe Meazza.

Gianluca di Marzio ka publikuar fotografitë e Moses pas mbërritjes në Itali, përcjell lajmi.net.

Moses është futbollist i Chelseat i cili ka qenë i huazuar te skuadra e Fenerbahces.

Mirëpo, Inter ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e tij në Milano në formë të huazimit me të drejtë të blerjes së caktuar në shifrën prej 10 milionë euro. /Lajmi.net/