Zyrtare: Pas disfatës ndaj Portos, Roma shkarkon Di Francescon

Skuadra e Romës ka ndarë rrugët me trajnerin Eusebio Di Francesco.

Sport

07/03/2019 19:15

Kryeqytetasit e Italisë gëzonin një avantazh 2:1 para ndeshjes kthyese që u luajt dje kundër Portos, ku portugezët triumfuan 3:1 për të kaluar tutje.

Kjo fitore doli të jetë fatale për trajnerin Eusebio Di Francesco, i cili edhe në Serie A nuk kishte gëzuar rezultate shumë të mira.

Skuadra e Romës këtë mbrëmje ka konfirmuar se kanë shkarkuar trajnerin Di Francesco, transmeton lajmi.net.

Në 87 ndeshje, ai ka fituar 46 kurse ka barazuar 18 dhe ka regjistruar 23 humbje. Skuadra e Romës po synon që Ranieri të jetë zëvendësuesi i Di Francescos. /Lajmi.net/