ZYRTARE: Orban vazhdon kontratën me RB Leipzig

Skuadra gjermane RB Leipzig ka “blinduar” mbrojtësin Willi Orban.

Sport

09/04/2021 16:29

Pas shitjes së Dayot Upamecanos dhe spekulimit se mbrojtësi Konate do të transferohet në Liverpool, RB Leipzig ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Orban edhe për pesë vjetë tjera, shrkuan lajmi.net.

Obran ka nënshrkuar kontratë deri në vitin 2025.

“Orban ka luajtur një rol të madh në rrugëtimin tonë të suksesshëm gjatë viteve dhe këtë sezon përsëri demonstroi se sa i rëndësishëm është ai për ekipin tonë”, tha Drejtori Sportiv i RB Leipzig.

“Ai është përmirësuar shumë në fushë dhe është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë në dhomën e zhveshjes. Për RB Leipzig dhe është një figurë e rëndësishme poashtu edhe për tu identifikuar me tifozët tanë “, tha Markus Krösche./Lajmi.net/