ZYRTARE: Njoftohet transferimi më i ri i Romës
Është arritur marrëveshja për blerjen e mbrojtësit të Atalantas, Gianluca Mancini nga Roma për 26 milionë euro.
Sport
Roma do të paguajë 2 milionë euro për huazim një vjeçar – me 19 të tjera që do të jenë obligim për blerjen dhe 5 milionë euro të tjera bonuse.
Mancini i është nënshtruar testeve mjekësore dhr pritet të nënshkruajë kontratë e cila thuhet se do të jetë për pesë vjet ku lojtari do përfitojë 10 milionë euro, transmeton lajmi.net.
”Jam shumë i lumtur që do të jem këtu”, tha Mancini si lojtari më i ri i Romës.
23-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në të djathtë, shpërtheu sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola në 30 ndeshje për ta ndihmuar Atalantan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Mancini është blerë si zëvendësues i Kostas Manolas, i cili u largua drejt Napolit. /Lajmi.net/