Zyrtare: Nico Williams befason të gjithë – nuk kalon te Barcelona, rinovon për 10 vite me Athletic Bilbaon
Athletic Club ka konfirmuar sot zyrtarisht rinovimin e kontratës me yllin e skuadrës, Nico Williams. Sulmuesi i talentuar ka firmosur një marrëveshje të re që e lidh me klubin bask deri në vitin 2035. Me këtë rinovim, Williams konfirmon besnikërinë ndaj klubit të zemrës, duke zgjedhur të qëndrojë edhe për dhjetë sezonet e ardhshme në…

Sport
Athletic Club ka konfirmuar sot zyrtarisht rinovimin e kontratës me yllin e skuadrës, Nico Williams. Sulmuesi i talentuar ka firmosur një marrëveshje të re që e lidh me klubin bask deri në vitin 2035.
Me këtë rinovim, Williams konfirmon besnikërinë ndaj klubit të zemrës, duke zgjedhur të qëndrojë edhe për dhjetë sezonet e ardhshme në “San Mamés”, transmeton lajmi.net
Gjithashtu, në kontratën e re është paraparë një rritje e ndjeshme e klauzolës së largimit, e cila, sipas njoftimit zyrtar, është rritur me më shumë se 50%.
Nico Williams ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Athletic-it në sezonet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane, veçanërisht pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me përfaqësuesen e Spanjës në Euro 2024.
Ditëve të fundit është raportuar gjerësisht se ai ishte shumë pranë një transferimi tek Barcelona, por në fund, kjo lëvizje nuk u realizua, ndërsa lojtari zgjodhi të vazhdojë aventurën te klubi bask./lajmi.net/
💥 Nico Williams renueva con el Athletic Club hasta 2035.
El extremo rojiblanco se vincula al club de su corazón durante las próximas diez temporadas y su cláusula de rescisión aumenta más de un 50%. #NicoWilliams2035 #AthleticWIN 🦁
— Athletic Club (@AthleticClub) July 4, 2025