ZYRTARE: Në Zvicër shtyhen të gjitha ndeshjet shkaku i Coronavirusit

Coronavirus është shqetësimi më i madh për botën sot.

Sport

28/02/2020 11:55

Ky virus ditëve të fundit ka marrë përmasa të mëdha të përhapjes nëpër bote, duke prekur edhe pjesën e sportit.

Shumë ndeshje sportive në botë janë pezulluar, ndërsa derbi mes Juventusit dhe Interit në Serie A, do të luhet pa tifozë.

Tani masa rreth Coronavirusit ka marrë edhe shteti zviceran.

Këshilli Federal ka vendosur që për shkak të Coronavirusit, asnjë ngjarje madhore me më shumë se 1000 tifozë nuk do të lejohet të organizohet, të katën deri më 15 mars.

Kjo do të ndikojë edhe në Superligën e Zvicrës, ku janë shtyrë të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar në fundjavë./Lajmi.net/