ZYRTARE: Ndeshja Atletico – Chelsea nuk zhvillohet në Spanjë

UEFA ka konfirmuar se ndeshja mes Ateltico Madridit dhe Chelseas, e vlefshme për fazën e eliminimit direkt nuk do zhvillohet në Spanjë.

Sport

10/02/2021 12:02

Shkaktar është se Spanja nuk lejon arritjet nga Anglia dhe nuk ka as rregull të veçantë për lojtarët, transmeton lajmi.net.

UEFA së fundmi ka konfirmuar se Atletico Madrid – Chelsea do zhvillohet në arenën nacionale në Bucharest.

Kjo nuk është e vetmja ndeshje që do zhvillohet në stadium neutral, ngase kështu ka ndodhur edhe me ndeshjet e tjera si Borussia Monchengladbach – City dhe RB Leipzig – Liverpool./Lajmi.net/