ZYRTARE: Moses transferohet tek Spartak Moscow

Victor Moses është larguar nga Chelsea.

Sport

02/07/2021 15:07

Victor Moses është larguar nga Chelsea pas nëntë vitesh, ai u transferua në Londrën Perëndimore në vitin 2012 ku fillimisht nuk gjeti vend në formacionin bazë të “The Blues”, shkruan lajmi.net.

Mirëpo me ardhjen e Antonio Contes në vitin 2016, ai u bë pjesë themelore e sistemit të tij 3-4-3 dhe fitores së Premierligës po atë vit.

Victor i dha fund periudhës së tij tek Chelsea me 128 paraqitje dhe 18 gola mbi supet e tij dhe me një titull të Europa League, FA Cup dhe Premierligë./Lajmi.net/