Policia filloi së zbatuari fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”

Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor gjatë sezonit të verës, kur qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve është më i madh dhe mirëpritjes së bashkatdhetarëve, Policia e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”. Broshura përmban disa këshilla njoftuese rreth pjesëmarrjes në trafik si dhe udhëzimet praktike që çdo…

Lajme

10/07/2026 16:20

Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor gjatë sezonit të verës, kur qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve është më i madh dhe mirëpritjes së bashkatdhetarëve, Policia e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”.

Broshura përmban disa këshilla njoftuese rreth pjesëmarrjes në trafik si dhe udhëzimet praktike që çdo pjesëmarrës duhet t’i ketë parasysh me të hyrë në Republikën e Kosovës.

Me qenë se shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve vazhdojnë të jenë tejkalimi i shpejtësisë, tejkalimi në vende të ndaluara, pakujdesia, lodhja, përdorimi i telefonit e vozitja nën ndikim të alkoolit,  andaj për këtë arsye kërkohet respektimi i rregullave të trafikut.

Policia e Kosovës përveç prezencës policore, pikave të kontrollit do të ketë edhe patrullime në lëvizje me automjete që posedojnë pajisje inteligjente, kamera, radarë mobil dhe dron, të cilat identifikojnë dhe dëshmojnë kundërvajtjet në trafik si tejkalimin e shpejtësisë, tejkalimi në vende të ndaluara, mos vendosjen e rripit të sigurisë, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit, automjetet e pa regjistruara e kundërvajtje tjera, ku këto kundërvajtje shqiptohen edhe pa ndalimin fizik të pjesëmarrësve dhe të njëjtat gjoba dërgohen me postë në adresë të pronarit të mjetit.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes në trafik, të respektoni rregullat dhe të kontribuoni që këto pushime të përfundojnë vetëm me kujtime të mira.

“I lodhur? Pushoni! Më mirë vonë në destinacion, sesa kurrë” porosit policia.