Zyrtare: Middlesbrough shkarkon trajnerin

Skuadra angleze  ka shkarkuar trajnerin Chris Wilder pas 11 muajsh që ishte në këtë detyrë. Skuadra që garon në Champioship aktualisht është në treshen e fundit të tabelës pas vetëm dy fitoreve nga 11 ndeshjet e tyre të para në ligë. Humbja 1-0 ndaj Coventry të shtunën rezultoi të ishte pika e fundit për ish-trajnerin…

Sport

03/10/2022 11:03

Skuadra angleze  ka shkarkuar trajnerin Chris Wilder pas 11 muajsh që ishte në këtë detyrë.

Skuadra që garon në Champioship aktualisht është në treshen e fundit të tabelës pas vetëm dy fitoreve nga 11 ndeshjet e tyre të para në ligë.

Humbja 1-0 ndaj Coventry të shtunën rezultoi të ishte pika e fundit për ish-trajnerin e Sheffield United, përcjellë lajmi.net.

“Klubi i Futbollit Middlesbrough ka ndërprerë kontratën me menaxherin Chris Wilder me efekt të menjëhershëm. Leo Percovich do të marrë përsipër përkohësisht drejtimin e ekipit, i ndihmuar nga Craig Liddle, Mark Tinkler dhe Lee Cattermole. Klubi dëshiron të falënderojë Chris dhe stafin e tij për gjithë punën e tyre të palodhur gjatë 11 muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Middlesbrough./Lajmi.net/