Të Infektuar: 19.328

Të Shëruar: 15.434

Të Vdekur: 678

ZYRTARE: Mbrojtësi i Llapit kalon te Lokomotiva e Zagrebit

16:26 | 18 Tetor 2020

Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës së Zagrebit është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Hajdin Salihu në Kroaci.

Lokomotiva që bënë pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.

Hajdin Salihu si 17 vjeçar ka debutuar në Superligë, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20.

Kapiteni i Kosovës U19 pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U21. /Lajmi.net/