ZYRTARE: Matheus Cunha transferohet te Atletico Madrid

Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e sulmuesit, Matheus Cunha.

Sport

25/08/2021 13:10

Cunha ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll, transmeton lajmi.net.

Këtë e konfirmoi Atletico përmes një komunikate zyrtare:

“Braziliani bëhet futbollisti më i ri rijoblanco. Atletico ka arritur marrëveshje me Hertha Berlin për transferimin e sulmuesit që ka nënshkruar për pesë sezone”.

Çmimi ka qenë 26 milionë euro plus 10 për qind në rast që lojtari shitet te ndonjë skuadër tjetër në të ardhmen./Lajmi.net/