ZYRTARE: Martinez nënshkruan me klubin e ri

Jackson Martinez është larguar nga Atletico Madrid.

Sport

03/02/2016 08:26

Guangzhou Evergrande ka transferuar zyrtarisht sulmuesin Jackson Martinez nga Atletico Madrid për rekord të futbollit kinez prej 42 milionë euro.

Ish futbollisti i Portos erdhi në Madrid në verën e vitit të kaluar.

Por, ai nuk arriti të lë gjurmë në skuadrën e trajnerit Diego Simeone, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, ai i është bashkuar emrave të tjerë të njohur si Ramires, Gervinho e Fredy Guarin që gjatë janarit u transferuan në futbollin kinez.