ZYRTARE: Marco Rose do të jetë trajner i ri i Borussia Dortmundit
Trajneri i Borussia Monchengladbach, Marco Rose, do të jetë trajner i ri i Borussia Dortmund.
Sport
Trajneri i Borussia Monchengladbach, Marco Rose, do të jetë trajner i Borussia Dortmundit me fillim nga sezoni i ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Borussia Monchengladbach përmes rrjetit social Twitter. Rose ishte pjesë e RB Leipzig nga viti 2017 deri në vitin 2019.
Ai morri nën drejtim Gladbach në vitin 2019, ku pati sukses të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve duke mposhtur skuadra si Interi dhe Reali.
Rose do të jetë në krye të Dortmund nga sezoni i ardhshëm./Lajmi.net/
ℹ️ Marco #Rose has opted to leave Gladbach at the end of the season and join Borussia Dortmund.#DieFohlen pic.twitter.com/sSDDU679gO
— Gladbach (@borussia_en) February 15, 2021