ZYRTARE: Manchester United e shet Daley Blindin

Daley Blind karrierën do ta vazhdojë në Holandë te skuadra e Ajaxit.

Sport

16/07/2018 23:51

Skuadra e Manchester United ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e Daley Blind në Holandë.

“Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajaxin për të transferuar Daley Blind”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.

Blind 29 vjeçar pikërisht nga skuadra e Ajaxit në vitin 2014 i ishte bashkuar Manchester United.

Në këto katër vite, Blind ka regjistruar 90 paraqitje për Unitedin, duke shënuar edhe katër gola./Lajmi.net/