ZYRTARE: Manchester City transferon Julian Alvarez

Manchester City ka kompletuar transferimin e talentit Julian Alvarez nga River Plate.

Sport

31/01/2022 15:06

“Qytetarët” kanë nënshkruar me talentin për plotë 14 milionë funte, i cili kërkohej edhe nga top klubet evropiane, transmeton lajm.net.

Alvarez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ndërkohë Man City e konfirmoi transferimin përmes një komunikate zyrtare.

“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se kemi kompletuar transferimin e Julian Alvarez nga River Plate”, shkruhet në komunikatë.

Sa i përket lojtarit, Alvarez do qëndrojë te River Plate deri në fundin e sezonit, pastaj do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas./Lajmi.net/