ZYRTARE: Man City paguan klauzolën e yllit të Atletico Madrid

Rodrigo Rodriguez, i njohur si Rodri, është lojtar i ri i Manchester Cityt.

Sport

03/07/2019 17:00

Mesfushori spanjoll do të largohet nga Atletico Madrid, për t’iu bashkuar kampionëve të Premierligës.

Skuadra e Ateltico Madrid përmes një komunikate ka bërë të ditur se Manchester City të mërkurën (sot), kanë paguar klauzolën e lirimit të futbollistit.

Atletico Madrid njofton se ka marrë një konfirmim nga La Liga, se Manchester City ka paguar klauzolën e lojtarit, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari ka pasur marrëveshje me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2023, ndërsa në sezonin e fundit ka regjistruar 34 paraqitje, duke shënuar edhe tri gola./Lajmi.net/