ZYRTARE: Llapi transferon një lojtar të ri, përforcon portën
Këtë sezon, Llapi po ka probleme të shumta dhe gjenden vetëm 1 vend larg zonës së kuqe, që do ta dërgonte klubin në ligën e dytë.

Sport
Megjithatë, koha më e mirë për të reflektuar është gjatë pushimit, atëherë edhe kur bëhen shumë transferime.
Ata kanë njoftuar përmes llogarisë së tyre zyrtare në facebook se kanë transferuar Marijan Coric, transmeton lajmi.net.
Siç njofton Llapi, portieri kroat është i gjatë 204 cm, ai është 25 vjeç, i lindur në Capljina dhe tek Llapi vie nga skuadra SV TEC Tiel nga Holanda.
Coric ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me opsion rinovimi për edicionin tejtër nëse palët dakordohen dhe janë të pajtimit për të vazhduar bashkëpunimin./Lajmi.net/
Mirësevjen Marijan Coric!
Kroati, 204 cm, Marijan Coric përforcon Llapin
Podujevë, 5 janar 2021 – Përforcimi më i ri i…
Posted by K.F. Llapi on Tuesday, January 5, 2021