ZYRTARE: Llapi transferon Abedel Latif Amadu
Llapi ka kompletuar transferimin e sulmuesit Abedel Latif Amadu.

Sport
Latif Amadu ka nënshkruar kontratë njëvjeçare e gjysmë para disa muajve, ndërsa tani ka kompletuar dokumentacionin, transmeton lajmi.net.
Komunikata e plotë e Llapit pa ndërhyrje:
“??????? ?????? ????? ?????!
KF Llapi ka bërë prezantimin zyrtar të sulmuesit Abedel Latif Amadu në ambientet e hotelit “Aska Lara Resort” në Antali, aty ku skuadra po vazhdon të përgatitet për stinorin e ri.
Latif i cili kontratën 1 vjeçare e gjysmë e ka firmosur muaj më parë dhe pas kompletimit të dokumentacionit iu është bashkuar shokëve në përgatitje.
28 vjeçari i lindur më 20 gusht 1993 në Acora të Ghanës dhe i gjatë 190 cm ka bërë karrierë në këto skuadra: Berekum Chelsea FC (Ghanë), Asante Kotoko SC (Ghanë), Dynamo Brest (Bjellorusi), KF Teuta (Shqipëri), SC Kfar Qasem (Izrael), Al-Khaalej (Arabi Saudite) dhe Al-Ansar (Arabi Saudite).
Latif shkëlqimin më të madh në karrierë e ka pasur tek skuadra shqiptare, KF Teuta, me të cilët ishte paraqitur në 66 ndeshje zyrtare(63 kampionat/3 kupë) dhe kishte realizuar 19 gola.
Sulmuesi shtatlartë tashmë është vënë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do të jetë forcë shtesë për ekipin tonë në pjesën pranverore të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës”, shkroi klubi në komunikatë.
Ndërkohë, synimi i Llapit është që të fitojë titullin e Superligës së Kosovës./Lajmi.net/