ZYRTARE: Liverpool bën goditjen e parë në merkato

Liverpool ka rënë dakord për kushtet personale me mbrojtësin e RB Leipzig Ibrahima Konate.

Sport

28/05/2021 13:59

Përmes ueb sajtit të tyre zyrtar, Liverpool ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me RB Leipzig për të transferuar Ibrahim Konaten, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi 22-vjeçar francez tani do të përfundojë formalitetet e marrëveshjes dhe pritet të shpallet si nënshkrimi i parë i Jurgen Klopp në verë në 48 orët e ardhshme.

Liverpool ka kërkuar të forcohet në mbrojtjen qendrore pasi humbi Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip për dëmtim këtë sezon dhe Konate përfaqëson investimin e parë të madh të verës nga ndonjë prej skuadrave kryesore të Premierligës.

Menaxheri Jurgen Klopp kishte paralajmëruar se Liverpool nuk do të bëjë ndonjë transferim me shifra ‘astronomike’ këtë afat kalimtar./Lajmi.net/