Zyrtare: Limani rinovon kontratën me Dritën – edhe tri vite ‘Intelektual’

Ardian Limani ka rinovuar kontratën me Dritën.

Sport

16/05/2022 21:07

Kapiteni i skuadrës së Dritës, Ardian Limani ka vendosur që të vazhdojë qëndrimin e tij te skuadra nga Gjilani, Drita, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Dritës ka njoftuar se kapiteni Limani do të jetë me klubin edhe për tri vite tjera.

Limani iu bashkua klubit në vitin 2017 dhe që atëherë është pjesë e Dritës.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e klubit për arritjen e marrëveshjes. /Lajmi.net/