ZYRTARE: Lichtsteiner në Arsenal
Stephan Lichtsteiner ka nënshkruar me "Gunners" si futbollist i lirë pas largimit nga Juventus.

Sport
Stephan Lichtsteiner është futbollist i ri i Arsenalit.
Mbrojtësi zviceran ka nënshkruar me “Gunners” si futbollist i lirë pas largimit nga Juventus.
Lichtsteiner ka bërë mbi 250 paraqitje te “Bianconerët” ku fitoi shtatë tituj të njëpasnjëshëm të kampionit në Serie A.
Ai në Arsenal i bashkohet Granit Xhakës si bashkëlojtar i tij nga ekipi i Zvicrës, përcjell “lajmi.net”.
Lichtsteiner ka zgjedhur fanellën me numrin 12 në Arsenal. /Lajmi.net/