Zyrtare: Leipzig ndanë rrugët me trajnerin

RB Leipzig dhe Jesse kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit.

Sport

05/12/2021 12:14

Niveli i paraqitjeve të RB Leipzig nuk i ka pëlqyer bordit të skuadrës që së fundmi ka vendosur për disa ndryshime.

Trajneri Jesse Marsch, në marrëveshje të përbashkët me skuadrën e Leipzig, kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, përcjell lajmi.net.

Vendimi do të futet në fuqi menjëherë dhe ai nuk drejton skuadrën në ndeshjen e ardhshme.

Zv.trajneri Achim Beierlorzer do të kujdeset për skuadrën në ndeshjen kundër Man City.

Pasuesi i Marsch do të caktohet së shpejti. /Lajmi.net/