Zyrtare: Largohet ndihmës trajneri i Manchester City
Ndihmës trajneri i Pep Guardiolas, Juanma Lillo është larguar nga klubi.

Sport
Lillo ka qenë ndihmës trajneri i trajnerit të Man City, Guardiola, por nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë.
Ai stinorin e ardhshëm do të udhëheq ekipi e Katar, Al-Sadd Sports.
“Koha ime në Manchester City ka qenë një nga periudhat më të këndshme të karrierës sime”, tha ai, përcjell lajmi.net.
Spanjolli nuk harroi të përmend edhe Pep që sipas tij ishte kënaqësi të punonte me të.
“Të punosh së bashku me Pepin dhe me pjesën tjetër të stafit teknik dhe me këtë grup lojtarësh ka qenë një kënaqësi dhe shpresoj të kem qenë në gjendje të luaj rolin tim të vogël në sukseset që kemi arritur në fushë”, përfundoi ai./Lajmi.net/
OFFICIAL: Juan Manuel Lillo will be the head coach of #AlSadd, starting from the 2022-23 season. He will reach Qatar on Sunday before being presented at a press conference later.#AlwaysAlSadd pic.twitter.com/r1r8J2HTqo
— ? #77 Al Sadd SC | نادي السد (@AlsaddSC) June 17, 2022