ZYRTARE: Lamtumirë Real Madrid, transferohet në Borussia Dortmund
Reinier Jesus është futbollist i ri i Borussia Dortmund.
Sport
Reinier Jesus është larguar nga Real Madrid duke u transferuar në Borussia Dortmund në formë të huazimit dyvjeçar deri më 30 qershor, 2022, transmeton lajmi.net.
Los Blancos kishin transferuar Reunierin nga Flamengo në janar të këtij viti.
Reinier, 18 vjeç do t’i bashkohet skuadrës së re që gjendet në përgatitje për edicionin e ri në Zvicër, gjatë kësaj jave.
Plejmejkeri ende nuk ka zhvilluar ndeshje me formacionin e trajnerit Zinedine Zidane pasi tri vendet e futbollistëve jo evropianë janë të zëna nga bashkëkombësit e tij brazilianë, Vinicius, Rodrygo dhe Eder Militao. /Lajmi.net/