ZYRTARE: Lamtumirë Chelsea
Chelsea ka shitur një mesfushor për 25 milionë funte.

Merkato
Mesfushori Ramires është larguar nga Chelsea duke u transferuar në klubin kinez, Jiangsu Suning, për rreth 25 milionë funte.
28-vjeçari kishte nënshkruar kontratë të re katërvjeçare në tetor, por bëri vetëm shtatë paraqitje si titullar në Premierligë, gjatë këtij sezoni, përcjell “Lajmi.net”.
Jiangsu përfundoi në pozitën e nëntë në ligën e Kinës më 2015, dhe drejtohen nga ish mbrojtësi i Chelseas, Dan Petrescu.