ZYRTARE: Lajmi i fundit frikëson të gjithë tifozët e Milanit

Shitja e Milanit nuk do të realizohet gjatë vitit 2016.

Sport

07/12/2016 15:06

Një komunikatë e përbashkët nga Fininvest – kompania e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi – dhe kompanisë investitore kineze Sino-Europe Sports (SES) ka konfirmuar se shitja e klubit është shtyrë për mars të vitit 2017.

Fillimisht, transaksionet pritej të realizoheshin deri në mes të dhjetorit, por tani është caktuar një datë e re, përcjell “Lajmi.net”.

Si pjesë e shtyrjes, SES ka pranuar të paguajë 100 milionë euro shtesë mbi 100 milionë eurot e deponuara fillimisht.

Palët kanë caktuar datën 3 mars 2017 për të zyrtarizuar marrëveshjen. Por, mbetet të shihet nëse do të ketë shtyrje të re, apo edhe një dështim eventual siç raportohej së fundmi në mediat italiane.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.