Zyrtare: Kroacia shkarkon Kovacin
Kroacia ka shkarkuar Niko Kovacin nga posti i selektorit pas rezultateve të fundit dëshpëruese në eliminatoret e Euro 2016.
Sport
Niko Kovac është shkarkuar nga posti i selektorit të Kroacisë, pas rezultateve dëshpëruese në eliminatoret e Euro 2016.
Në fillim të muajit, Kroacia ishte në krye të Grupit H, por barazimi pa gola me Azerjabxhanin dhe humbja 2:0 nga Norvegjia i ka zbritur në pozitën e tretë.
Andaj, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, David Suker ka njoftuar për shkarkimin e Kovacit.
“Bazuar në vendimin unanim të bordit, ne kemi vendosur të shkëpusim kontratën e Niko Kovac. Ne biseduam si shokë, kur e dëgjoi lajmin ai e pranoj si xhentëlmen”, u shpreh Suker.