Zyrtare: Kovacic largohet nga Chelsea dhe transferohet te Manchester City

Mesfushori i Kombëtares së Krocisë, Mateo Kovacic është larguar zyrtarisht nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës. Kovacic është transferuar te Manchester City pas pesë viteve te Blutë e Londrës, shkruan Lajmi.net Kroati te Chelsea zhvilloi 221 paraqitje dhe gjatë kësaj kohe fitoi tituj, si: UEFA Champions League, UEFA Europa League, Kupën e Botës për…

Sport

27/06/2023 19:09

Mesfushori i Kombëtares së Krocisë, Mateo Kovacic është larguar zyrtarisht nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Kovacic është transferuar te Manchester City pas pesë viteve te Blutë e Londrës, shkruan Lajmi.net

Kroati te Chelsea zhvilloi 221 paraqitje dhe gjatë kësaj kohe fitoi tituj, si: UEFA Champions League, UEFA Europa League, Kupën e Botës për Klube, UEFA Super Kupën.

“Kjo është një lëvizje e madhe për mua dhe mezi pres të filloj punën me Cityn. Të gjithë e kanë parë ekipin në drejtim të Pep Guardiolas. Për mua ky ekip është më i miri në botë”, ishin fjalët e parë të Kovacic si lojtar i Cityt.

Kujtojmë që Kovacic me Manchester Cityn firmosi kontratë katër-vjeçare./Lajmi.net/