ZYRTARE: Kjo është e ardhmja e David Luiz
Chelsea nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka konfirmuar se David Luiz do qëndroj te Chelsea deri në vitin 2021.
Sport
Qëndrimi i mbrojtësit brazilian në ‘Stamford Bridge’ ishte në mëdyshje, pasi kontrata e tij skadonte në verë.
Përformancat e fundit të tij duket se kanë bindur drejtuesit e ‘Bluve’ që t’ia rinovonin kontratën, përcjell lajmi.net.
Luiz nënshkroi me Chelsea në vitin 2010 nga Benfica, teksa ka fituar shumicën e trofeve me fanellën e kaltër.
32-vjeçari kaloi tre sezone te Parisi, para se të rikthehej sërish në Londër në vitin 2017 dhe tashmë aventura e tij zgjatet edhe për dy vite. /Lajmi.net/
This geezer has signed a new contract! ?
Congratulations, @DavidLuiz_4! ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 10, 2019