Vrasje në tentativë në Mitrovicë, i dyshuari arrestohet, i lënduari në QKUK

Mëngjesin e hershëm sot një vrasje në tentativë ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut. Atje një burrë ka sulmuar me thikë një tjetër, duke i shkaktuar lëndime. Ai ishte dërguar në fillimisht në Spitalin e Mitrovicës e më pas u transferua në QKUK. Ndërkaq, Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin. “Policia në…

Lajme

18/07/2026 23:51

Mëngjesin e hershëm sot një vrasje në tentativë ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut.

Atje një burrë ka sulmuar me thikë një tjetër, duke i shkaktuar lëndime. Ai ishte dërguar në fillimisht në Spitalin e Mitrovicës e më pas u transferua në QKUK.

Ndërkaq, Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin.

“Policia në Mitrovicën e Jugut, pas veprimeve operative dhe hetimore, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale -Vrasje në tentativë. Sipas hetimeve fillestare, ekzistojnë dyshime të bazuara se i dyshuari më 18 korrik 2026, rreth orës 01:30, ka sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) një viktimë, mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale, shtoi policia.

“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit mashkull madhor i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve”.